Yjet e “All The Money In The World” shkëlqejnë në premierë

Ekipi i aktorëve dhe regjisori i filmit, “All The Money In The World” folën për debatet që i ka shkaktuar ky film si dhe spekulimet në media për t’u shpërblyer me ndonjë çmim kinematografik gjatë këtij sezoni të shpërblimeve në Hollywood. Këtë e bënë gjatë parakalimit mbi tapetin e kuq të shtruar me rastin e premierës së filmit në Beverly Hills të Kalifornisë. Trilleri rrëfen historinë e refuzimit të J. Paul Gettyt që të bashkëpunojë me kërkesat shfaruese të një grupi kidnapuesish, të cilët e kishin rrëmbyer nipin e tij, John Paul Getty i tretë, gjatë viteve 70-ta. Fillimisht aktori, Kevin Spacey, eshte angazhuar ta portretizojë Gettyn e moshuar, por pas daljes në shesh të një sërë akuzave për sulme seksuale kundër aktorit, atëherë realizatorët e filmit ishin dashur ta zëvendësojnë atë me aktorin, Christopher Plummer. Rixhirimet urgjente, të cilat janë realizuar vetëm gjashtë javë para lançimit të filmit nëpër kinema dhe besohet se kanë kushtuar më shumë rreth 10 milionë dollarë. “All The Money In The World”, në të cilin luajnë aktorët Mark Wahlberg dhe Michelle Williams do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 25 dhjetori. Filmi po ashtu pritet të shënojë suksese të mira në ceremoni të ndryshme shpërblyese, pasi i ka marrë disa nominime për çmimin “Globi i Artë”.

SHKARKO APP