Yjet e ”Harry Potter” dalin kundër autores J.K Rowling

Autorja e sagës më të famshme në historinë e filmit “Harry Potter”, J.K Rowling bëri disa deklarata të forta në Twitter kundër komuntitetit transgjinor. Fjalët e saj kanë tronditur rrjetin duke u bërë lajm në të gjithë botën.

”Të krijosh një botë më të barabartë pas Covid-19 për njerëzit që menstruojnë. Njerëzit që menstruojnë? Nuk ka një fjalë për këta njerëz. Më ndihmoni pak se e kam harruar, ndoshta diçka që ka lidhje me gratë. Nëse seksi (gjinia) nuk është më diçka reale, atëherë realiteti i jetuar nga gratë në të gjithë botën duhet të fshihet. Unë njoh dhe i dua personat transgjinorë, por të fshish konceptin e gjinive, i heq mundësinë shumë personave që të diskutojnë për jetën e tyre. Nuk është urrejtje kur thuhet e vërteta”.

Këto deklarata dhe opinione të saj u kundërshtuan menjëherë nga publiku si edhe aktorët britanikë të ”Harry Potter”. ”Më vjen keq që për shkak të këtyre fjalëve ju tashmë e pëlqen më pak Harry Potter. Po kështu ndihem edhe unë”,-tha Daniel Radcliffe i zhgënjyer. Kurse Emma Watson, Rupert Grint dhe aktorë të tjerë i dalë në mbrojtje komunitetit të transgjinorëve.

SHKARKO APP