Yjet që kanë probleme me gjumin

numri i tyre është sigurisht shumë më i lartë. George Clooney 53-vjeçar është shumë i suksesshëm në vendin e tij të punës dhe kohët e fundit më në fund u martua. Por pavarësisht gjithë kësaj, ai nuk fle në mënyrë të qetë.

“Çdo natë, pa përjashtim, zgjohem të paktën pesë herë”, tha ai në një rast. Në janar të vitit 2011, Rihanna, 26-vjeçare, kishte shkruar në mes të natës në “Twitter”, “Papritmas e gjithë heshtja u mbyt në zhurmën e mendimeve të mia. Nuk ka gjumë”. Nëse në mbrëmje shfletoni internetin dhe kontrolloni email-in, truri juaj merr sinjale se ende nuk është koha për të fjetur. Pra, mos e përdorni telefonin dhe kompjuterin menjëherë para gjumit.

Në rastin e Lady Gaga-s është më se e dukshme se sa shumë ajo i adhuron veprimet personale. “Dashuria ime për punën është aq e fortë se nuk mund të fle. Për tri ditë nuk kam vënë gjumë në sy. Jam shtrirë në shtrat dhe u përpoqa, por truri im ishte shumë aktiv”, tha ajo në një intervistë.

Pas adaptimit të birit Louis, Sandra Bullock 50-vjeçare fle shumë më pak sesa zakonisht. Në një intervistë, ajo ka pranuar se bënë gjumë vetëm tri orë në ditë dhe thekson se nuk ndien vështirësi për shkak të kësaj. “Unë nuk dua që dikush tjetër të ketë kënaqësinë të ndërrojë pelenat e fëmijës tim. Asgjë nuk është e vështirë për të bërë për Luis-in”, tha ajo. Por në këtë mënyrë ajo mund të dëmtojë Luis-in e vogël, sepse njerëzit që kanë mungesë gjumi më shumë gabojnë.

Express

SHKARKO APP