Yjet shqiptare Rita dhe Dua tërheqin vëmendje me dukjen e veçantë në Met Gala

Dy yjet shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa kanë shkëlqyer në paraqitjen e tyre në Met Gala 2024.

Rita në këtë ngjarje u shoqërua nga bashkëshorti i saj Taika Waiti.

Bukuroshja shqiptare kishte zgjedhur të vesh një fustan Tom Ford të stiluar nga Tom Eerebout, baza e të cilit ishte rrjete e që përmbante rruaza në nuanca të ndryshe, rozë, portokalli, e të zezë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkëshorti i saj kishte zgjedhur të vishet me një kostum lëkure ngjyrë kafe të brendit Marni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ylli tjetër shqiptar Dua Lipa në ngjarjen e rëndësishme botërore, Met Gala 2024, në tepihun e kuq u paraqit me një fustan Marc Jacobs me pupla të zeza dhe më një korset të bardhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?