Ylli Baka flet për fanset e çmendura: Njëra më hodhi dorën në qafë dhe më rrëzoi gjatë koncertit
Ylli Baka ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Ora Verore” në RTV Ora me Ronaldo Sharkën dhe Albana Caushajn.
Sharka e pyeti këngëtarin nëse ka ndonjë histori të çuditshme me ndonjë fanse të çmendur dhe ai u shpreh se gjatë koncerteve ka raste që i kërkojnë foto dhe i ngjiten shumë, për të qenë sa më pranë tij.
“Kur bëj koncert vijnë dhe ngjiten aty me mua duke bërë foto. Bën një, bën dy, bën tre, bën katër e them çfarë po bën?! Një herë më hodhi dorën në qafë një dhe unë u rrëzova. I thashë a do ikësh, e më tha po çfarë ke se foto dua. Foto foto po u vrava unë i thash”.