Ylli i pop-it shpërthen në lot, burri nudo i ndërpret performancën live
Ylli i pop-it hollandez, Maan de Steenwinkel mbeti e tmerruar kur një burrë u shfaq nudo në skenë ndërsa po këndonte Live. 20-vjeçarja po performonte në Radio 538, kur dy DJ i sollën në skenë një balerin të zhveshur. Këngëtarja, e cila fitoi “Voice of Holland” filloi të qante kur pa balerinin nudo, ndërsa DJ Frank Dane dhe Jelte van der Groot, si edhe të tjerët në studio filluan të qeshnin pasi kjo ishte një shaka që kishin menduar t’i bënin. Ajo fillimisht nuk e vuri re burrin në skenë, pasi po këndonte me sy mbyllur. Video nga incidenti tregon Maan shumë të tronditur, ndërsa ajo bërtet disa herë në skenë: “O Zoti im”. “Unë u frikësova. Papritur një burrë lakuriq u shfaq përpara fytyrës sime”, tha ajo. Shfaqja e radios u transmetua Live më 17 nëntor. Por kjo ka shkatuar zemërim këtë javë, pasi video u shpërnda në internet. Këngëtari Tim Knol tha se kjo nuk ishte aspak për të qeshur. Ndërsa Sjors Froehlich, kryeredaktor i stacionit të radios BNR, tha: “Nëse do të ishte në dorën time, këta djem do të ishin shkarkuar menjëherë”. Ndërkohë dy DJ i kërkuan fjalë 20-vjeçares dhe ajo e ka pranuar faljen.