Ylli i pop-it suprizon fansen që vuan nga tumori në tru
Këngëtarja e famshme, Katy Perry ka vizituar një fanse të sëmurë që humbi koncertin e saj në Australi. 8-vjeçarja Grace Moores bëri një operacion truri javën e kaluar, pasi kishte një tumor 6cm.
Motra e saj Tiana, 16 vjeç, shkroi në Twitter se Grace mezi priste të ndiqte koncertin, derisa u diagnostikua me sëmundjen në prill.
Ekipi i Katy kontaktoi me Tianën dhe para se të performonte në Adelaide, këngëtarja takoi fansen. Tiana shkruajti se Grace ka qenë “fansja më e madhe e Katy që kur ishte tre vjece.” Gjithashtu performoi para saj këngët “Roar” dhe “Chained to the Rhythm”.
https://twitter.com/tianamoores_/status/1024197983213051906
KOHA JONË SONDAZH

