Ylli shqiptar i muzikës dhe modelim-aktrimit, Bleona Qerreti me librin e saj
Së shpejti Bleona Qerreti, një yll shqiptar në botën e muzikës dhe aktrim-modelimit po shkruan librin e saj skup. Pena e saj tashmë është hedhur në libër, duke treguar gjithçka që publiku don të dijë.
Pas parakalimit në tapetin e kuq të after party-it të Vanity Fair, që bëri shumë bujë, ku ishte e veshur me një rrjetë gjysmë e zhveshur, Bleona ka bërë të ditur një lajm të rëndësishëm për karrierën e saj, kësaj here në një drejtim krejtësisht ndryshe; si autore.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja shkruan se është koha e duhur për t’u dhënë fund të gjitha përceptimeve të gabuara për jetën e saj dhe për të treguar anën tjetër të historisë.
“Dhe kur kthehesh në një diamant, do të shohësh se pse jeta duhet të të bënte presion ty…Shumë krenare dhe e lumtur që të njoftoj se libri për jetën time, që të gjithë ju keni pritur prej kaq shumë kohësh, është më në fund në rrugën e tij. Ka ardhur koha për t’i dhënë fund të gjitha perceptimeve të rreme, të të gjitha aspekteve të jetës sime, dhe të tregoj një tjetër anë të historisë sime. Ky libër është për të gjithë ata që refuzojnë të “rrinë në vendin e tyre” dhe refuzojnë të marrin “Jo”, shkruan ajo.
Mbetet të shikohet talenti i saj edhe në botën e librit, pasi ka shkëlqyer dhe bërë jehonë si artiste.