Zaimina si klani Kardashian, falenderon burrin që e la shtatzënë (VIDEO)

Khloe Kardashian e zyrtarizoi një javë më parë lajmin e shtatzënisë dhe mes rreshtash falenderoi burrin që e la shtatzënë.

Të njëjtën gjë bëri edhe Zaimina. Pasi luajti kukafshehthi për ca kohë, se donte të ruante privatësinë, tani nga fundit e lëshoi dorën.

Edhe falenderimin partnerit ia bëri publik. Sigurisht që edhe Zaimina, ashtu si Khloe, e siç moda ka dalë, shkruajti në anglisht.

“Faleminderit @klodianasllani që më trajton si një mbretëreshë, që më bën të ndihem si princeshë gjatë gjithë kësaj kohe magjike dhe gjëja më e rëndësishme, faleminderit që më bëre mama…”, shkruan mes rreshtave./TiranaPost/

https://www.instagram.com/p/BdF8cHTgMYf/?taken-by=zaimina_vasjari

SHKARKO APP