Zanfina Ismaili dedikim prekës për të ëmën: Kisha menduar se do të plakesha me ty
Për këngëtaren e njohur kosovare Zanfina Ismaijli, por edhe për dy motrat e tjera Adelinën dhe Emën, sot është një ditë e trishtë, që u kujton pikërisht ndarjen nga jeta të mamasë së tyre përpara dy vjetësh, për shkak të një sëmundje të pashërueshme.
Sigurisht, që vetëm një ditë nuk mjafton për të kujtuar mamanë e ndjerë të tyre, por më e vogla e familjes Ismaili, Zanfina ka vendosur që dhimbjen e saj ta ndaj me të gjithë përmes një statusi të postuar në Instagram.
“Kisha menduar se do të plakesha me ty, dhe do mundeshim të përjetonim shumë gjëra bashkë. Kurrë se kisha menduar që një sëmundje të na ndajë, kaq shpejtë…Tani, kanë mbetur kujtimet, këshillat e tua edhe dëshirat që ke pasur për mua. Çdo orë, çdo minutë e sekond më mungon. Të dua mami. 25 prill 2016”.- shkruan Zanfina.

KOHA JONË SONDAZH

