Zayn Malik gjen ngushëllim tek një femër pas ndarjes me Gigi Hadid

Ndarja e çiftit më të dashur Gigi Hadid dhe Zayn Malik ka pushtuar mediat rozë. Dhe ylli i “One Direction” tani po kërkon ngushëllim për të kaluar dhimbjen. Ai është fotografuar në Miami Beach në rezidencën e tij me qira, ndërsa përqafohej me një vajzë tjetër. Këngëtari kërkoi që të ketë pranë shoqen e tij për të kaluar këtë periudhë të vështirë. Ai shihet i veshur me pantallona të shkurtra, ndërsa në gjoksin e tij mbetet ende tatuazhi me sytë e supermodeles. 25 vjeçari ka kaluar shumë kohë duke shijuar diellin e Miami, ndërsa po përpiqet të marrë veten nga ndarja me Gigin. Shumicën e ditës këngëtari e ka kaluar duke pirë duhan dhe shëtitur jashtë rezidencës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?