Zbulohen detaje të reja rreth ditës së vdekjes së Paul Walker

Nëna e Paul Walker, Cheryl ka zbuluar detaje të reja për ditën kur djali i saj vdiq tragjikisht në një aksident automobilistik në vitin 2013.

Në dokumentarin e ri për jetën e tij I Am Paul Walker, ajo zbuloi se ylli i Fast and Furious e kishte harruar eventin e tij të bamirësisë ‘Reach Out Worldwide’, që do të ishte dhe takimi i tij i fundit ku do të merrte pjesë.

Ai nuk do të kishte shkuar atje nëse nuk do të merrte një mesazh që do t’ia kujtonte eventin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cheryl tha se mëngjesin e vdekjes së Paul, ku po bënte një pushim nga filmimet e Furious 7, ai ishte ulur në kuzhinë me vajzën e tij Meadow, duke bërë plane për të zgjedhur dhe dekoruar një pemë e Krishtlindjeve atë mbrëmje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne po bisedonim dhe ai e kishte harruar eventin. Ai mori një mesazh dhe tha se duhet të shkonte diku. Paul nxitoi për të marrë pjesë në eventin e bamirësisë për të mbledhur të ardhura për viktimat e Typhoon Haiyan në Filipine,”-tha ajo.

Walker u largua nga eventi me një Porsche Carrera GT që drejtohet nga miku e këshilltari i tij financiar Roger Rodas.

Makina humbi kontrollin e  përplas në një shtyllë dritash në rrugë dhe shpërtheu duke i lënë të dy të vdekur në çast.

“Njerëzit mendojnë se humbi jetën një ylli i filmit në aksident me makinë. Por kishte akoma më shumë për të. Kjo ishte vetëm një pjesë e asaj çfarë ai ishte. Paul ishte një njeri i mrekullueshëm,”-shtoi Cheryl.

Ajo zbuloi se për 5 vitet e fundit, familja shkon në një nga vendet më të preferuara të aktorit në Huntington Beach për të hedhur lule dielli në oqen më 12 shtator, datën e lindjes së tij.

“Unë kam marrë letra nga njerëz në të gjithë botën që thonë se ai u ndryshoi jetën,”-shtoi Cheryl. “Ky është një bekim. Ai kurrë nuk do harrohet.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?