Zbulohen detajet, ja projekti dhe televizioni që sjell Inva Mulën në ekran
Pak javë më parë, lajmi se Inva Mula do të bëhej pjesë e ekranit me një program televiziv qarkulloi me shpejtësi në rrjet, por ende nuk pati një përgjgije zyrtare nga sopranoja e njohur shqiptar. Por ja që projekti për të sjellë Invën në ekran paska qenë konkret dhe së shpejti artistja e njohur e skenave ndërkombëtare do të jetë më pranë publikut shqiptar pa dalë nga profili i saj.
Mes larmisë së spektakleve artistike, një program i ndërtuar mirëfilli për muzikën operistike ka munguar, ndaj edhe është menduar se askush më mirë se Inva nuk mund të jetë e denjë për këtë risi në televizion.
Është sërish televizioni Klan që këtë herë do të nisë një program të ri, për të cilin mendohet se do të ketë formatin e ‘Prodigies’. TV Klan ka publikuar spotin e këtij spektakli duke zbuluar për çfarë bëhet fjalë.
“Virtuozët” do të ketë në fokus fëmijë dhe adoleshentë deri në moshën 18-vjeçare, të talentuar në balet, kanto dhe instrumenta të zhanrit klasik (piano, violinë, harpë, fizarmonikë), që do të konkurrojnë mes zhanreve të tyre për të zgjedhur në fund një fitues.