Zbulohen dy emrat që kanë nënshkruar kontratën për t’u futur në Big Brother VIP
”Big Brother Vip Kosova 3” po afron, edhe pse banorët e edicionit të dytë vijojnë që të jenë aktivë në syrin e publikut. Në media po qarkullojnë edhe emrat që do të marrin pjesë në këtë edicion.
Edona James, finaliste në BBVK2, thotë se dy konkurrentë tashmë janë 100 për qind të konfirmuar dhe kanë nënshkruar kontratën për të qenë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova. Këta dy emra janë ish-konkurrenti i programit të njohur “Përputhen,” Bashkim Sahiti, dhe influencuesja dhe prezantuesja Zojë Nushi.
Bashkim Sahiti i cili u bë i njohur për pjesëmarrjen e tij në “Përputhen”, ka krijuar një përvojë të gjerë në botën e televizionit dhe është i njohur për karakterin e tij karizmatik. Ndërsa Zojë Nushi, një influencuese e njohur dhe prezantuese, ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale dhe është e njohur për intervistat ‘vox-pop’ që realizon nëpër vende të ndryshme të Kosovës.