Zbulohen për herë të parë fotot e rinisë së Monica Bellucit!
Monica Belluci mbetet një nga ikonat e bukurisë. Aktorja, e cila tashmë është 50 vjeçe ka mbetur e njëjtë si 30 vite më parë dhe s’ka bërë kurrë ndërhyrje plastike. Këto foto janë zbuluar për herë të parë për publikun dhe i përkasin periudhës, kur Belluci nuk ishte e famshme. Në pozat e para që ajo ka bërë gjatë adoleshencës së saj vihet re siguria e madhe që ka përpara kamerës. Babai i saj ka hapur albumet e familjes për Mail Online duke treguar momente të rralla nga jeta e aktores së njohur. “Shihni buzët e saj, kanë qenë gjithmonë kaq të plota”, tregon ai, pas akuzave se Belluci ka fryrë buzët e saj. “Ajo është komplet natyrale”, tregon Pasquale për të bijën. Ai gjithashtu thotë se e vogël Monica ishte aq e bukur sa kamarieret i jepnin ushqim falas. Piero Montanucci ishte një make-up artist, i cili qe i pari që zbuloi bukurinë e Bellucit. “Ajo nuk donte të bëhej e famshme tregon Piero. Ajo gjithmone thoshte se donte te studionte pastaj duke parë e dukë bërë. Thjesht i ndodhi që të bëhej e famshme dhe ajo erdhi ngadalë, pak e nga pak. Ndaj karriera e saj ka zgjatur dhe prandaj ajo është ende një yll në të 50-at e saj”, -shpjegon mentori i parë i aktores, cilësuar si sex simbol dhe sirenë e bukurisë.