Zbulohet arsyeja pse Flori Mumajesi qëndroi larg muzikës për disa muaj

Artisti shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi i mungoi ekranit për 10 muaj rresht e kjo mungesë e tij bëri që të ishte në qendër të vëmendjes së mediave ndërsa fansat të shqetësuar prisnin të mësonin ç’kishte ndodhur me këngëtarin.

Një herë u tha se Flori ishte larguar nga Shqipëria drejt Norvegjisë për arsye personale, por më pas rezultoi se kjo nuk ishte e vërtetë.

Në fakt kjo shkëputje e Florit nga muzika dhe jeta publike duket se ka pasur një arsye të fortë që do i bëjë të lumtur gjithë fansat e tij.

“Prive.al” ka mësuar se kantautori këto kohë nuk ka qenë aktiv në muzikë, sepse ka punuar intensivisht në studio dhe së shpejti pritet që të publikojë disa këngë të reja.

Kjo gjë duket se do të ndodhë shumë shpejt, sepse pak ditë më parë Shkurte Gashi publikoi një foto përkrah Florit dhe Brunos, duke treguar se ata po xhironin një këngë së bashku.

 

View this post on Instagram

 

Coming soon? @iamflorimumajesi @iambrunooooo @imaginefilms @salloninjomza @valdrinsahitiofficial

A post shared by Shkurte Gashi (@shkurtegashi_) on

SHKARKO APP