Zbulohet arsyeja pse Graciano Tagani goditi gazetarin

Ditën e djeshme bëri xhiron në rrjet një video e publikuar nga Aulona Musta ku shfaqej Graciano duke goditur gazetarin e “Thumb on”, Ronaldon.

Gjithçka ndodhi si pasojë e një kamere të fshehtë që emisioni i kishte bërë Gracianos, por cila ishte arsyeja që balerini u nxeh?

Në “Thumb on”, u transmetua video e plotë ku doli dhe arsyeja.

Në kamerën e fshehtë Ronaldo e ftoi Gracianon për të biseduar dhe i tha se ishte në një lidhje me motrën e tij.

Graciano u shokua pasi motra i tregon gjithçka dhe për më tepër janë shumicën e kohës bashkë.

Ronaldo vazhdoi të këmbëngulte se kishte diçka me motrën e Gracianos dhe balerini i nxehur u çua në këmbë dhe e goditi.

Në këtë moment Ronaldo i tregoi Gracianos se e gjitha ishte kamerë e fshehtë.

"Unë dhe motra jote duhemi"- Graciano godet me shpulla gazetarin/ Kamera e fshehtë - ThumbON

SHKARKO APP