Zbulohet arsyeja pse u larguan nga familja mbretërore princ Harry dhe Meghan
Nuk kanë fund aludimet për largimin e Megan Markle dhe Princ Harry-t nga pallati mbretëror.
Këtë radhë, burime konfidenciale për “Daily Mail” tregojnë se shkak për humbjen e titujve “lartmadhëri” është nëna e Megan, Doria.
Në artikull shkruhet se Harry ka krijuar një marrëdhënie të konsoliduar me vjehrrën e tij, aq sa mund të ndikohet edhe në mendime.
Lidhja e ngushtë vjen edhe si pasojë e mungesës së nënës për dukën e Sussex, gjë që ka përforcuar raportin e ngushtë familjar mes tyre.