Zbulohet data kur do të mbahet koncerti i Malumës

Maluma supozohej të performonte në Tiranë më 14 mars, por duke marrë parasysh përhapjen e Covid-19, qeveria u detyrua të ndalonte gjithë grumbullimet masive. Si rrjedhim, koncerti i artistit latin u shty për një datë të mëvonshme që u bë e ditur sot. Sipas faqes së tij zyrtare, koncerti do të mbahet më 6 shtator. Sipas një njoftimi zyrtar të bërë më parë, gjithë biletat e blera për 14 mars do të jenë të vlefshme edhe për 6 shtator.

SHKARKO APP