Zbulohet djali që shoqëron Veliajn tek Kënga Magjike (FOTO)

Sonte, në poltronën ngjitur me Erion Veliajn, nuk është ulur shoqëruesja e përhershme elegante Ajola Xoxa. Natën finale të Këngës Magjike ka vendosur ta shijojë mes çunash. Një shok? Po, pra një shok. Nuk duket dhe aq mirë. Se është një shok i vockël, me syze me skelet të kuq, që qesh ëmbël kur i afrohet kamera.

Po cili qenka djali i imët, jo më shumë se 10 vjeç, ulur aty në rreshtin e Vip-ave? Ai nuk është personazh i njohur, por babi i tij, po. Ka qenë shumë i njohur. Dhe nëse do ishte ende gjallë, do ishte pa pikë dyshimi aty afër tij, duke dëgjuar këngët e duke vënë baste për më të mirën.

Por meqë ai ka ikur në qiell dhe meqë në të gjallë ishin miq të ngushtë, sonte është Erioni që e ka marrë me vete djalin e Gjergji Filipit, ish-drejtorin e INSTAT, që u nda nga jeta pak kohë më parë. Dhe kur çunat mblidhen bashkë, zonjat bëjnë mënjanë./Tirana Post/

SHKARKO APP