Zbulohet e vërteta rreth lajmeve për ndarjen e çiftit Danjel-Fotini
Pasi u vu re se çifti fitues i Big Brother kishte mbyllur priofilin e tyre zyrtar në Instagram, vërshuan dyshimet se ata i kishin dhënën fund lidhjes së tyre.
Por me sa duket Danjel dhe Fotini, fituesit e BB9 nuk janë ndarë.
Ky lajm erdhi pikërisht në një kohë kur çifti pritej që të bënin dasmën e shumëpërfolur, në muajin maj.
Por çfarë ka ndodhur vërtet me çiftin e preferuar të shqiptarëve, Danjel e Fotini?
Të afërm të Danjelit janë shprehur për “Xing.al” të trishtuar për lajmet që kanë qarkulluar për ndarjen.
Ata kanë sqaruar se diçka e tillë nuk është e vërtet dhe çifti vazhdon të jenë bashkë.
Siç duket mbyllja e Instagramit të tyre të përbashkët, ka qenë thjesht një veprim për të shijuar jetën e tyre në privatësi, pa postime apo statuse të cilat e vinin shpesh çiftin në qendër të vëmendjes.