Zbulohet emisioni që rikthen Xhemi Shehun në Top Channel

Moderatori dhe aktori i njohur, Salsano Rrapi, ishte i ftuar në emisionin ”Goca dhe Gra”, zbuloi projektin më të ri që do të vijë në ekranin më të dashur të shqiptarëve, ”Top Channel” si edhe rikthimin e Xhemi Shehut.

Ajo do të moderojë në krahë të Salsano Rrapit, ndërsa ky i fundit është autor i këtij emisioni, teksa vlen të përmendet një tjetër rikthim i fuqishëm!

Altin Basha do të jetë regjisor i këtij emisioni të ri.

‘Po, Xhemi Shehu do kthehet në Top Channel. Do jetë përkrah meje në një program të ri që s’ka të bëjë me Portokallinë. Është në bashkëpunim me Top Channel, unë jam autor. Xhemi së bashku me mua është moderatore. Regjisor është Altin Basha dhe ky do të jetë një emision i ri në Top Channel’‘- tha ai.

SHKARKO APP