Zbulohet eventi special te ”E diela shqiptare” (VIDEO)

Që emisioni maratonë i së dielës po kurdiste diçka, u kuptua pas fotos së Ilda Bejleri që qarkulloi kudo. Këtë javë, “E diela shqiptare” do të shndërrohet në një tjetër skenë. Burime për Anabel.al bënë me dije se pasdite, aty rreth orës 18:00, në emision do të transmetohet një sfilatë e kuruar nga Joni Peci, sfilatë në të cilën do të jenë të pranishëm me dhjetëra personazhe të njohur shqiptarë.

Anabel.al kontaktoi me Joni Pecin, i cili konfirmoi eventin special duke zbuluar disa nga emrat e të ftuarve, një pjesë e të cilëve janë bashkëpunëtorë të tij prej vitesh. Inva Mula, Aurela Gaçe, Eli Fara dhe të tjerë artistë janë disa nga pjesëmarrësit, pasuar nga të tjerë si Enada dhe Gerd Vaso, Bora Zemani, Xhensila Myrtezaj dhe jo vetëm.

Eventi “Joni Peci and Friends” dhe do të prezantojë një koleksion Haute Couture për burra dhe gra. Për sa i përket konceptit, Peci zbuloi për Anabel.al se u frymëzua nga situata e tanishme dhe e gjithë sfilata do të përcjellë pikërisht ndjesinë se pavarësisht të gjithave, jemi bashkë. Ky koncept është në të njëjtën linjë me spotin prezantues të veshjeve për ceremonitë e dasmave, prezantuar më parë me tingujt e “La Vita” të Shirley Bassey në sfond.

https://www.instagram.com/p/B_3HAiqD_RD/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP