Zbulohet identiteti i spiunes së Weinstein
Ndërkohë që kompania e zbulimit izraelit është penduar që ka marrë rastin e Harvey Weinstein, i përfshirë në skandalin e Hollywood-it, kanë dalë në pah fakte të reja që implikojnë producentin për angazhim të spiunëve tjerë misteriozë. Mediat britanike shkruajnë se është zbuluar identiteti i spiunes, e cila ka punuar për Weinstein. Bëhet fjalë për Stela Pen Pehanak, veterane e ushtrisë izraelite, e cila është angazhuar nga producenti amerikan për t’i dalë në ndihmë rreth skandalit seksual që ka shpërthyer në industrinë e filmit amerikan. Spiunia misterioze është aktore, me origjinë nga Bosnje dhe Hercegovina, gjyshja e së cilës Zejneb Hardaga ka shpëtuar familjet hebrenje në Sarajevë gjatë kohës së Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore. Më vonë familja e saj ishte zhvendosur në Izrael.