Zbulohet ku do të jetojë Parashqevi Simaku nga 1 janari 2025

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku e cila u kthye në qendër të vëmendjes  dhe prekur zemrat e shqiptarëve kudo në botë, qëndron pranë biznesmenit Elton Ilirjani. Pas gjetjes së këngëtares në ”New York” në një metro dhe më pas bashkëpunimit të saj me Ilirjanin, artistja u vendos në një dhomë hoteli në Manhattan.

Situata e saj duket se po lehtësohet edhe më shumë. Elton Ilirjani ka ndarë një përditësim për këngëtaren në rrjetet e tij sociale ku shkruan se falë ndihmës së një biznesmeni, Simaku do të qëndrojë në një apartament.

”Duke filluar nga data 1 janar 2025, biznesmeni i parë shqiptar është ofruar t’i paguajë qiranë mujore të apartamentit në Manhatan Parashqevi Simakut”. Ilirjani nuk e ka zbuluar emrin e personit që ka marrë përsipër këtë angazhim, por siç ndodh përherë asgjë nuk mbetet pa dalë në dritë nga shqiptarët e ”New York-ut”.

 

SHKARKO APP