Zbulohet kur do të bëhet ceremonia për kurorëzimin e Charles III si Mbret

Mbreti Charles III u bë zyrtarisht monarku i ri i Britanisë, menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II në moshën 96-vjeçare, pas 70 viteve në fron. Ceremonia e kurorëzimit në Westminster Abbey, do të bëhet sipas traditës muaj më vonë.

Si ekspertët mbretërorë ashtu edhe fansat e monarkisë shpesh kanë pyetur veten se kur do të kurorëzohet Mbreti Charles III. Tashmë ka një përgjigje. Burime anonime thanë se data zyrtare e kurorëzimit do të jetë 3 qershori 2023.

Do të jetë një ceremoni anglikane e kryer nga Kryepeshkopi i Canterbury-t. Mbreti Charles III do të bëjë betimin, do të lyhet me vajra dhe do të marrë globin dhe bastunin, si dhe kurorën e Shën Eduardit.

SHKARKO APP