Zbulohet lidhja e re e showbizz-it, Stresi në krahët e modeles
Pas ndarjes nga Kejsi reperi nis historinë e dashurisë, kush është biondja që i ka rrëmbyer zemrën – Stresi prej kohësh ka qenë në qendër të mediave. Jeta private e trazuar e reperit vijon që nga koha kur ai doli nga burgu. Marrëdhënia me ulje dhe ngritje me partneren e tij kanë qenë kryefjala e shtypit rozë. Sapo i shihnin së bashku, Kejsi dhe Stresi ndaheshin sërish, duke mos kuptuar arsyet e konflikteve të çiftit. Edhe pse u duk se vera do t’i gjente së bashku, Kejsi nga rrjetet sociale ka konfirmuar edhe njëherë se tashmë historia me Stresin ka marrë fund. Nga ana tjetër reperi vijon jetën e tij në Tiranë. Vetëm pak kohë më parë ai ka festuar ditëlindjen e tij, që duhet thënë ishte një festë gjigante. Mes shumë të ftuarve, ajo që ra në sy ishte vajza bionde, e cila shfaqej non stop në krah të këngëtarit.
Nga miqtë kemi mundur të mësojmë se vajza në fjalë është e dashura e re e Stresit. Dhe nuk është një emër i panjohur për mediat. Bëhet fjalë për Atalanta Kërçyku, biondja seksi, e cila mban disa kurora miss-i dhe vitin e fundit përfaqësoi vendin tonë në “Miss World”. Atalanta prej vitesh është shfaqur në ekranet shqiptare dhe aktualisht është pjesë e formatit “She’s on top” në “Top Chanel”, format ky që vlerëson imazhet e reja të televizionit. Atalanta ka qenë padyshim personi që është shfaqur më pranë Stresit në festën e organizuar, duke shijuar ditët e para të kësaj lidhjeje, por edhe duke e konfirmuar lidhjen edhe për miqtë. Nga miqtë e afërt kemi mundur të mësojmë se dyshja ka nisur një lidhje vetëm pak kohë më parë dhe natyrisht që në një festë të tillë nuk kishte sesi të mungonte biondja bukuroshe. Ashtu si shihet edhe në fotot e siguruara nga “Gazeta Shqiptare”, nuk kanë munguar as përqafimet në festën e organizuar për festën e ditëlindjes së reperit. Ndonëse një lidhje e re, duket se dyshja kalon kohë së bashku, pasi në rrjetet sociale i kemi ndeshur të dy në jug të vendit, edhe pse nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrit. Kështu tashmë për Stresin nis një jetë e re, duke hedhur pas historinë me Kejsin, në krah të modeles së mirënjohur. Tashmë sytë e të gjithëve ne janë pranë këtij çifti, për të parë apo kapur detaje të reja nga lidhja më e re e showbizz-it shqiptar.