Zbulohet opinionisti i parë i Big Brother VIP
Kanë nisur përgatitjet për edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova. Deri më tani ka pasur aludime të shumta rreth personazheve të këtij viti e po ashtu edhe rreth opinionistëve. Një nga emrat e diskutueshëm ka qenë edhe ai i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka. Gazetari është parë së fundmi duke dalë nga objekti i produksionit, me ç’rast ka lënë vend edhe për dyshime. I njëjti mund të jetë një emër potencial për shkak të karakterit të tij dhe komenteve të drejtpërdrejta. Fitues i Big Brother Vip Kosova 2, u shpall Lumbardh Salihu.