Zbulohet programi ku do të jenë bashkë Flori Mumajesi dhe Eni Çobani
Disa ditë më parë bëri shumë bujë lajmi se drejtuesja simpatike e “Shihemi në gjyq” Eni Çobani, do të shfaqej së shpejti në ekran krah kantautorit gjithaq simpatik Flori Mumajesi.
Por detaje të tjera nuk diheshin, deri më sot. Dyshen e ka nxjerrë zbuluar kolegia e Enit në “E diela shqiptare”, Blerina Bombaj. Ajo ka publikuar një foto me Florin, duke na lënë të kuptojmë se në rubrikën “Për drekë me mua” do të gatuajë pikërisht ai, shkruan revista Who.
Por edhe vetë Eni në Instagramin e saj njofton se këtë javë startojnë. Ata kanë xhiruar në Prishtinë, atje ku Flori jeton prej muajsh.