“Zbulohet” stilistja ku shkojnë zonjat e Parlamentit (FOTO)
Pas çdo dalje publike të personazheve të njohura shqiptare, apo pas çdo seance plenare, ku shkojnë zonjat e Parlamentit, është Tefta Seiti. Të gjitha duan të vishen prej saj, pa bërë dallim se në cilin televizion shfaqen apo në cilën parti politike janë pjesë.
“Ka shumë kliente të cilat e thonë në daljet e tyre publike, që kjo veshje është bërë nga Tefta, siç ka edhe prej atyre që nuk e thonë. Për mua nuk ka asnjë problem. Ajo që ka shumë rëndësi , nuk është emri, por puna ime. Dua që puna ime të shkëlqejë,- thotë Tefta.
Nga Tefta janë veshur politikane si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Valentina Leskaj, Monika Kryemadhi, Jorida Tabaku, gratë e politikanëve të ndryshëm si Ajola Xoxa, princesha Elia Zaharia Zogu, gazetare si Rudina Xhunga, dhe shumë zonja po aq të njohura në jetën publike të kryeqytetit që po t’i rreshtosh, bëhen shumë.
Personazhi publik më besnik në atelie është deputetja Majlinda Bregu, e cila është veshur nga Tefta që prej kohës kur Bregu punonte si gazetare pranë TVSH-së.
“Majlinda sot është një mikeshë shumë e mirë e imja, pasi kemi shumë vite që punojmë bashkë. Majlinda mund të ishte në një shtet tjetër për arsye punë, më merrte në telefon e më thoshte që duhej të shkonte në një emision të caktuar, e të mendoja çfarë do të vishte”,- ka pohuar Tefta.
Dhe në të vërtetë Majlinda Bregu ka qenë vitrina më e mirë e mundshme që një stiliste mund të kërkojë, me fustanet, këmishat, palltot e saj të mrekullueshme, çdo dalje ndryshe, elegante, plot sharm dhe individualitet./Dritare.net/
https://www.instagram.com/p/BQ-yUc_lXID/?taken-by=m.bregu