Zbulohet tema e “Met Gala 2020”, çfarë do të veshin yjet

Është zbuluar tema e veshjes së yjeve në “Met Gala 2020”. Andrew Bolton, kuratori përgjegjës i Institutit të Kostumeve në Muzeun Metropolitan në New York, njoftoi se ekspozita e pranverës së vitit të ardhshëm, e njohur ndryshe si nata më e madhe në kalendarin e modës, do të përqendrohet tek koha.

“Moda është pashmangshmërisht e lidhur me kohën. Ajo jo vetëm që pasqyron dhe përfaqëson frymën e kohërave, por gjithashtu ndryshon dhe zhvillohet me kohën”, tha Bolton.

“Moda dhe Kohëzgjatja” është tema që do të orientojë të famshmit për përzgjedhjen e veshjes së tyre në përvjetorin e 150-të të “Met Gala”, ndërsa ekspozita do të shfaqë qindra veshje ikonike të grave ndër vite.

“The New York Times” ka zbuluar se veshjet do të frymëzohen pjesërisht nga Virginia Woolf dhe teoritë e filozofit francez të fillimit të shekullit të 20-të, Henri Bergson.

SHKARKO APP