Zbuloni arsyen përse Beyonce dhe Jay Z e sollën vetë shampanjën në “Golden Globes”

Mbrëmja e ‘Golden Globes’ është komentuar shumë, jo vetëm për çmimet, por edhe për veshjet glamuroze dhe të gjitha ngjarjet që ndodhën. Të pranishmëve, të veshur dhe përgatitur për një natë gala, iu servir nëpër tavolina shampanjë ‘Moët & Chandon’.

Në eventin e rëndësishëm u shfaqën edhe çifti i famshëm i këngëtarëve, Beyonce dhe Jay Z. Pasi erdhi me vonesë Beyonce u shfaq përkrah bashkëshortit me një fustan, që si gjithmonë, e tregonte shumë seksi.

Një gazetar i Los Angeles Times, Amy Kaufman, vuri re diçka kur Beyonce dhe Jay Z hynë. Truprojat e tyre mbanin në dorë dy shishe alkooli në ngjyrë ari. Shumë mund të mendojnë se ishin për t’u kombinuar me mëngët e fustanit të Beyonce-s, por jo. Një ndjekës komentoi në postimin e Kaufman, duke na qartësuar të gjithëve.

“Jay Z zotëron ‘Ace of Spades’. Nuk mund të shfaqet në televizion me një shishe ‘Moët’ përpara”, -shkroi ndjekësi. Në fakt, kjo është shumë e vërtetë. Në vitin 2014, Jay Z bleu brandin e shampanjës të quajtur “Ace of Spades” dhe sa për informacion, një shishe shampanjë e këtij brandi kushton 300 dollarë.

SHKARKO APP