Zbuloni pse Billie Eilish nuk përflitet për historitë e dashuritë
Në një bisedë me Roman Kemp, në “Capital Breakfast”, Billie (nuk) foli për jetën e saj private. Ajo tha se është më mirë që lidhjet e dashurisë t’i mbajë për vete. “Pa dyshim që dua t’i mbaj marrëdhëniet e mia private. Kam patur marrëdhënie dhe i kam mbajtur gjithnjë të tilla, madje edhe kur kam qenë në një lidhje dhe i kam treguar fare pak nga ajo lidhje botës, jam penduar.”
Sigurisht që jeta e saj private nuk ka qenë tërësisht e tillë pas famës që mori, pikërisht për arsye të kësaj të fundit, por sidoqoftë ajo është shumë pak e përmendur kur bëhet fjala për “kronikat rozë” duke e larguar vëmendjen e saj nga ajo zonë në mënyrë të shkëlqyer.
Billie ngre pyetjen që ndoshta i mundon të gjithë “Po sikur të shkojë keq?” Ajo thotë se nuk do që të përflitet për jetën e saj private sepse nëse ndahet, njerëzit do të fillojnë të flasin dhe të gjejnë fajtorin.
Këngëtarja thotë se nuk ka dëshirë të dëgjojë se çfarë mendojnë të tjerët për njerëzit me të cilët ajo del apo me të cilët do të shoqërohet në të ardhmen “Është diçka që nuk më intereson”. Një arsye tjetër pse 18-vjeçarja nuk flet kurrë për lidhjet e saj dhe mundohet t’i mbajë ato shumë private, është fakti që ka patur disa “ndodhi të tmerrshme” në dashuri. “Më është thyer zemra, sigurisht. Njerëzit më kanë bërë ca gjëra të tmerrshme. Çmenduritë që kam kaluar”.