Zënkat me Kate, Meghan: Ishte ajo që më bëri për të qarë para dasmës
Në intervistën e fundit me Oprah Winfrey, Dukesha Meghan Markle foli për marrëdhënien me Kate Middleton dhe zënkën e shumëpërfolur me kunatën. Në 2018-ën, u shkruajt në media për një marrëdhënie të krisur mes tyre. Kishte zëra që thoshin se Meghan e kishte bërë për të qarë Kate-in, por Dukesha thotë se e vërteta është ndryshe.
”Ndodhi e kundërta. Pak ditë para dasmës, ajo ishte e mërzitur me diçka dhe po, është pikërisht për atë çfarë kanë shkruar, për veshjen e vajzës që do të mbante lulet. Isha unë e lënduara dhe ajo që qau”.
Disa muaj pas, s’ishte Kate personi e cila e kishte mërzitur nga e gjithë kjo histori. ”Ajo më kërkoi falje, më bleu lule dhe një shënim ku më kërkonte ndjesë. Gjë të cilën do ta kisha bërë dhe unë nëse do kisha lënduar dikë, do mbaja përgjegjësi për këtë”.
Pas kësaj, thashethemet për një tension të vazhdueshëm mes Kate dhe Meghan vijuan dhe në titujt kryesorë Meghan kritikohej për të njëjtat gjëra që Kate vlerësohej. ”Duket sikur ata donin një hero dhe një të keq nga e gjithë kjo histori. Ajo është njeri i mirë. Nga gjithë çfarë kam parë kam arritur në idenë e thjeshtë që nëse më doni mua, s’keni pse ta urreni atë. Dhe nëse doni atë, s’keni pse të më urreni mua”.