Zërat për divorc, reagon Big Basta
Pas zërave se Big Basta dhe Vesa luma i kanë dhënë fund martesës së tyre, këngëtari ka reaguar në rrjetet sociale. Big Basta ndodhet në SHBA dhe ka qenë pikërisht kjo arsyeja që ka nxitur thashethemet për një ndarje të mundshme. Por distanca ka bërë që ata të vuajnë mungesën e njëri-tjetrit. Ai ka postuar një foto të Vesës dhe djalit të tij Lian në Instagram me mbishikrimin: “Lian 18 muajsh… see you soon dy dashuritë e mia”! Me anë të këtij postimi Big Basta ka konfirmuar se ata nuk janë ndarë dhe mezi presin që të jenë pranë njëri-tjetrit.