Zgjidhet Miss Bota për myslimanet
Fatma Ben Guefrache, një informaticiene tuniziane e moshës 25 vjeçare, u vlerësua në Xhakarta të Indonezosë si Miss Bota për myslimanet.Ky konkurs është një lloj reagimi për konkurset e bukurisë “perëndimore”. Fatma e emocionuar për çmimin dhe mes lotësh, tha se ia dedikon fitoren Allahut, duke u lutur për paqe në Palestinë dhe Siri.Konkurrentet në garë përveçse për bukurinë vlerësoheshin edhe për aftësitë e tyre për të recituar pjesë nga Kurani.