Zhurma pas këngës së re, Enca: Kolegët nuk më mbështesin sepse nuk kam …
Pak më shumë se 24 orë kanë kaluar që prej momentit kur Enca lancoi këngën e saj më të fundit, “Dua” dhe jo vetëm që kënga mori më shumë se 1 milion klikime në Youtube deri tani por u krijua dhe shumë zhurmë në rrjet për sa i përket skenave erotike të klipit.
Megjithatë Enca ia doli krejt e vetme. Jemi mësuar kohët e fundit që menjëherë pasi lançohen këngë të reja artistët mbështesin njëri tjetrin duke ekspozuar produktet e tyre në rrjete sociale. Por, diçka e tillë nuk ndodhi me këngën e re të Encës. Askush nuk e reklamoi këngën e saj nga kolegët (përveç mikes së saj Ronela Hajati), gjë që solli dhe reagimin e saj në rrjetet sociale.
“A e dini përse kolegët s’më mbështesin? Sepse jam më e mirë se ata. Sidomos kur mendon se s’kam nevojë për një burrë apo dashnor në krah!” – ka shkruar ajo duke hedhur kështu një thumb tek këngëtaret e tjera të brezit të saj

KOHA JONË SONDAZH

