(Zh)veshja e Rita Orës do mbahet mend gjatë (FOTO)
As fustan me tyl, e as atllas. S`është lodhur fare Rita Ora. Pak para spektaklit të madh, ashtu gjysmë gati, ka dalë për parakalim të tapetin e kuq. Më shumë se veshur ishte zhveshur në fakt. Doli me robdëshambër.
Një nga ata që ne e përdorim maksimumi nga dushi te dhoma e gjumit. Megjithë peshqirin në kokë ka dalë në tapet dhe nuk duket keq. Se në fund fare grimin e ka bërë, aksesorët i ka vënë. Vetëm fustani i mungon.
Pavarësisht që duket sikur është në atë korridorin nga tualeti te dhoma, ashtu e mbështjellë, do mbahet mend gjatë. Do hyjë edhe në ndonjë nga këto listat e parakalimeve.