Zhvishet edhe modelja nga Prishtina, Iris Shala

Modelja 22 -vjeçare nga Prishtina, Iris Shala, që jeton në Graz të Austrisë është një nga më të njohurat në Austri. Irisi u zgjodh “Playmate July 2013″, titull që e jep revista për meshkuj “Playboy”. Tashmë ajo është shndërruar në një nga trajneret personale më të kërkuara të fitnesit në Austri, shkruan Zëri. Ajo është e njohur gjithashtu edhe nga një rol që ajo ka luajtur në serialin e njohur gjerman “Anna und die Liebe” (Amna dhe dashuria). Në Austri ajo ka fituar vendin e tetë në një garë për topmodelen më të mirë. Në biografinë e saj shkruan se është e lindur më10 gusht të vitit 1990 në Prishtinë. Në intervistat që ka dhënë për mediet e ndryshme austriake dhe gjermane, Irisi thotë se gjithmonë ka pasur dëshirë për të aktruar. Duket se kjo është edhe një lloj trashëgime, pasi gjyshi i saj, Abdurrahman Shala, është një prej aktorëve të gjereratës së parë të filmit dhe teatrit në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?