Zonja e parë e SHBA-së, mban çantën më të shtrenjtë në botë (FOTO)

Bashkëshortja e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe zonja e parë Melania njihet shumë për shpenzimet marramendëse që bën për gardërobën por nuk janë vetëm rrobat e saj të trendit më të fundit, edhe aksesorët e saj kapin vlera të larta.

Zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë, të martën e kësaj jave që lamë pas është parë me në çantë, çmimi i së cilës është mjaft i lartë, rreth 12 mijë dollarë.

Bëhet fjalë për një takim zyrtar të saj, ku Melania është parë duke mbajtur një çantë të markës ‘Hermes Birkin’, e cila njihet si ndër më të shtrenjtat në botë. Çantat “Birkin” morën emrin prej aktores dhe këngëtares, Jane Birkin, por në ditët e sotme ato konsiderohen si ndër më luksozet.

SHKARKO APP