Zyrtare, 41 shtete pjesëmarrëse në ”Eurovision 2022” (VIDEO)

Në ”Eurovision 2022”, në garë do të jenë 41 shtete. EBU ka publikuar sot listën zyrtare me 41 shtete që do të marrin pjesë në festivalin më të madh të muzikës, “Eurvision Song Contest” i cili do të rikthehet majin e ardhshëm.

Fansat e konkursit vitin tjetër do të mirëpresin ARMTV nga Armenia dhe RTCG nga Mali i Zi, që do të kthehen pas një kohe për herë të parë që nga Tel Aviv 2019.

Italia fitoi të drejtën për të organizuar ngjarjen e vitit të ardhshëm me fitoren e grupit Maneskin me këngën “Zitti e Buoni”.

Rai do të presë Konkursin e Këngës në Eurovision për herë të tretë, pasi e kishte organizuar më parë ngjarjen në Napoli në 1965 dhe Romë në 1991.

SHKARKO APP