ZYRTARE! Ricky Martin kërkohet nga Policia

Artisti me famë globale, Ricky Martin ka mohuar akuzat për dhunë, por ndaj tij është lëshuar një urdhër ndalimi, i firmosur të premten pasi autoritetet morën një ankesë nga një burrë. Sipas gazetës ”El Vocero”, personi në fjalë kishte qenë në një lidhje për 7 muaj me këngëtarin para se të ndaheshin.

Gjatë fundjavës u zbulua se Ricky Martin po përballet me një padi për dhunë në familje në Puerto Rico, e cila përfshin një urdhër mbrojtje ndaj këngëtarit të konfirmuar nga policia.

Urdhri i gjykatës është lëshuar nga gjyqtarja Raiza Cajigas Campbell, e Gjykatës së Shkallës së Parë të San Juan, pas një kërkese “ex parte”. Lajmin e konfirmoi edhe Policia.

SHKARKO APP