Shpërndan mesazhe ndërgjegjësuese për COVID-19 i veshur si klloun, kthehet në personazhin e preferuar të fëmijëve

Me ngjyra, dëshirë dhe shumë buzëqeshje, i veshur si klloun 37-vjeçari Ashok Kurmi, del rrugëve të qytetit të Mumbait në Indi, për të përhapur mesazhe ndërgjegjesuese për COVID-19, duke shpërndarë maska mbrojtëse dhe duke dezinfektuar hapësirat publike.

Nuk ka nevojë për shumë për të kontribuar sado pak në këtë “luftë” të përbashkët me COVID-19.

“Me ndihmën e kostumeve të ndryshme, unë mund të ndërgjegjësoj njerëzit pa i trembur ata. Jam në gjendje t’i ndihmoj pak”, tha Kurmi.

Herë i veshur si Mickey Mouse, herë si superhero dhe herë si klloun, 37-vjeçari, që prej fillimit të pandemisë, takohet me qindra vogëlush për t’i përhapur ndjenjën e ndërgjegjshmërisë dhe rëndësinë që ka mbrojtja ndaj virusit.

Duke falur batuta dhe buzëqeshje për të vegjlit, “kllouni anti-COVID”, është kthyer në personazhin e tyre kryesor.

Kjo nuk është puna prej së cilës paguhet, Ashok Kurmi, por ndjenja që të ofron vullnetarizmi nuk ka të paguar.

“Unë kam punuar në një kompani farmaceutike për 15 vitet e fundit, por puna sociale është pasioni im,” tha ai.

India është e përfshirë nga një valë e ashpër e COVID-19, që po shkakton çdo ditë me qindra viktima.

SHKARKO APP