Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, Rama: Lajm i bukur!

Kryeministri Edi Rama, ka reguar pasi Shqipëria sot u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Kreu i qeverisë, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale e cilëson këtë si një lajm të bukur.

“LAJM I BUKUR

Swiss Digital Desktop Reklama

Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak më parë ka reaguar edhe Ambasadori Evropian në Tiranë Luigi Soreca, ku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, tha se kjo është një ditë historike për Shqipërinë.

Shqipëria u zgjodh të premten, 11 qershor, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo shënon herën e parë të përzgjedhjes në këtë funksion, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina që kanë të drejtë vetoje si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar.

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Për t’u zgjedhur, secilës prej tyre i duhej të siguronte dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së. Shqipëria mori 175 vota. Votimi ishte i fshehtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?