Shqipëria në Euro 2024, Meta: Shkëlqimi i kuqezinjve do jetë po aq i zakonshëm në kampionatin europian

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar kombëtaren dhe tifozët kuqezi për arritjen e kualifikimit në Euro 2024. Meta shprehet i bindur se shkëlqimi do jetë i jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian që do luhet në vitin e ardhshëm.

“Një kualifikim historik që bën krenar dhe gëzon gjithë kombin shqiptar. Urimet më të përzemërta shqiponjave kuqezi, trajnerit, stafit dhe në veçanti tifozëve të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në çdo ndeshje.

Jam besimplotë që shkëlqimi dhe entuziazmi i Kuqezinjve tanë do të jetë po aq i jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian, kualifikimi në të cilin është plotësisht i merituar”,-shkruan Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?