Shqipëria në OKB, triumfi i të gjithë Ballkanit

Zgjedhja për herë të parë e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është suksesi më i madh i historisë së diplomacisë shqiptare. Kjo është një arritje e madhe edhe për Ballkanin Perëndimor, i cili është përfaqësuar në institucionin më të rëndësishëm të vendimmarrjes në botë vetëm një herë më parë dhe asnjëherë në dhjetë vitet e fundit.

I vetmi vend nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që ka shërbyer në këtë kapacitet është Bosnja dhe Hercegovina, në periudhën 2010-11. Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova nuk janë zgjedhur kurrë më parë në Këshillin e Sigurimit.

Përpara Bosnjes, duhet shkuar deri në vitin e largët 1973 për të gjetur një tjetër përfaqësuese të rajonit, në atë kohë Jugosllavinë. Zëri i Shqipërisë në OKB, do të jetë i rëndësishëm për Ballkanin për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE dhe pajtimit historik midis vendeve tona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?