Shqipëria U-17 mbyll me barazim ”Elite Round”, ja çfarë vendi zënë në Europë

Kombëtarja shqiptare U-17 e mbylli me barazimin 1-1 ndeshjen e tretë dhe të fundit fazën ”Elite” kundër përfaqësueses së Letonisë në stadiumin ”Air Albania”, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023, dhe renditen në vendin e 23-të, me skuadrat më të mira për këtë grupmoshë.

Trajneri Bulku e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Amarildo Dervishi (GK), Adi Kurti (c), Alion Damini, Glenis Belloj, Flavio Sulejmani, Klaus Kashari, Ergi Bastari, Kleo Shpuza, Kledi Marinaj, Devi Duro, Davide Avdullari. Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë të ekuilibruar dhe me disa raste shënimi drejt portës kundërshtare, por pa arritur të finalizojnë.

Të gjitha ndeshjet e kësaj faze u zhvilluan në Shqipëri në datat 22, 25 dhe 28 mars, nën mbikëqyrjen dhe organizimin e shkëlqyer të FSHF-së dhe UEFA-s. Gjashtë ndeshjet mes Shqipërisë, Francës, Letonisë e Zvicrës u zhvilluan në stadiumet ”Air Albania” në kryeqytet dhe ”Elbasan Arena” në Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?