Shtohet numri i shqiptarëve në Seria A, mbrojtësi firmos për Empolin

Një tjetër futbollist i bashkohet klubit të Empolit, ku kanë spikatur shumë futbollistë të Kombëtares Shqiptare (aktualisht luajnë Ismajli, Etrit Berisha dhe Stiven Shpendi).

Këtë të martë me klubin toskan ka firmosur mbrojtësi i ri dhe i talentuar Adi Kurti, që kuptohet fillimisht do të inkuadrohet në ekipin e të rinjve.

Kurti, 1.94 centimetra i gjatë, është pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë. Djaloshi nga Elbasani ka kaluar në të gjitha ekipit zinxhir të përfaqësueses kuqezi që nga U-15. Akademia e Empolit shquhet për rritjen e talenteve të futbollit në Itali, një skuadër ku ka spikatur edhe Elseid Hysaj.

SHKARKO APP