Gjeorgjia është e frikshme, shikoni golin spektakolar me “tiki-taka” që i shënuan Çekisë (VIDEO)
Gjeorgjia është kundërshtari i radhës në “Air Albania”, por që nuk do të jetë aspak i thjeshtë për t’u mundur. Trajneri Willy Sagnol ka ndërtuar një skuadër fantastike, e cila “shkatërroi” Çekinë në duelin e parë në shifrat 4-1.
Gjithsesi i veçantë ishte goli i shënuar nga Mikautadze. Pas 9 prekjeve dhe asnjë gabimi, një aksion i ndërtuar nga porta dhe i finalizuar në mënyrën më të mirë me një goditje me të djathtën është një dëshmi se duhet patur kujdes.
Një tiki-taka që do të vërë në lëvizje Sylvinhon, i cili duhet të gjejë ndonjë mënyrë për t’i ndalur. /Rozalb Lika-Koha Jonë/