Home Bota Shuhet në mos...

Shuhet në moshën 112- vjeçare banorja më e vjetër në Itali

11
0

Ka ndërruar jetë në moshën 112-vjeçare banorja më e vjetër në Itali në provincën siciliane Ena. Maria Oliva lindi në 16 Prill 1909, nga një familje e madhe. I mbijetoi dy Luftërave Botërore dhe ishte nënë e 8 fëmijëve. Jo vetëm që mosha e saj ishte një rekord, por familja e saj me 58 nipër e mbesa dhe stërnipër gjithashtu ka shifra rekord. Nga 8 fëmijët, pesë janë gjallë.

Me të, në kohën e vdekjes së saj, ishte vajza e saj Nunzia e cila gjithmonë ishte kujdesur për nënën e saj. Ajo u martua në vitin 1927 dhe kishte 58 nipër, mbesa dhe stërnipër. Pas vitit 1965 ajo mbeti e ve dhe pjesën tjetër të jetës e kaloi në fshat.

Në moshën 109-vjeçare ajo u takua me Papa Franceskun. Ditëlindjen e saj të fundit ajo e kaloi me familjarët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit